7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Këshilltarja e Kurtit e kundërshton nënsekretaren Nuland, pastaj i bie pishman

- Advertisement -

Fëllanza Podrmija, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti shleu shkrimin e bërë në twitter, ku e kundërshtoi ndihmës-sekretaren amerikane Victoria Nuland.

Diplomatja amerikane e falënderoi Vuçiqin për qëndrimin zyrtar të Serbisë karshi luftës së Ukrainës, ndërsa Podrimja paraprakisht ia kujtoi asaj aeroplanët luftarakë të Vuçiqit ‘mig29’.

Ky reagim erdhi pas telefonatës që Nuland pati me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

“E kënaqur të flas me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku falënderova Serbinë pas mbështetjes së saj për Ukrainën dhe përkushtimin e sa në stabilitetin rajonal. Ne mirëpresim marrëdhëniet e mira të Serbisë me fqinjët dhe përparimin e vazhdueshëm në rrugën e saj evropiane,” – shkruante Nuldand.

 “Jo, s’është e vërtetë. Serbia nuk qëndron mirë, por jashtëzakonisht mirë me fqinjët e vet. Sidomos kur dërgon në kufi tanke dhe aeroplanë ushtarakë ‘mig29’”, iu kundërpërgjigj Podrimja, para se ta fshinte postimin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit