18.7 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve, raportohet se ka dhënë dorëheqjen

- Advertisement -

Këshilltari Kombëtar i Sigurisë i SHBA-ve, Mike Waltz, ka dhënë dorëheqjen nga pozita e tij, sipas raporteve nga mediat ndërkombëtare.

Po ashtu, zv/këshilltari i tij, Alex Wong, do të largohet nga posti i tij, thonë këto raporte.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk do të japë komentime lidhur me burimet anonime.

Ky zhvillim ndodh disa javë pasi Waltz mori përgjegjësinë për një bisedë grupi ku zyrtarë të lartë kishin planifikuar sulme ushtarake në Jemen, në praninë e një gazetari që ishte shtuar aksidentalisht në bisedë.

Ky është largimi i parë i një anëtari të rëndësishëm të administratës gjatë mandatit të dytë të Trump-it.

Të ngjashme

Të fundit