-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Këshilltari i Pecit, Naim Huruglica ia lëshoi me qera tokën e tij, ajo aplikon dhe merr grant 100 mijë euro në Ministri

- Advertisement -

Ministria e udhëhequr nga Faton Peci, e cila është përfshirë në skandalet e njëpasnjëshme me grantet, së fundmi është zbuluar edhe një tjetër i radhës.

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka siguruar dokumentet ku del se Huruglica e ka lëshuar tokën e tij me qera për Brikena Salihun, e cila më pas kjo e fundit aplikon për grant në Ministrinë e Pecit, dhe e fiton atë.

Postimi i plotë:

Çfarë skandali – nga e fundit në listë përfundon me 100 mijë euro të fituara grant, pasi arrin kontratë me këshilltarin e Faton Pecit, Naim Huruglicën

Naim Huruglica, këshilltari i Faton Pecit, nuk është se fitoi vetëm një grant 100 mijë euro.

Ai është i përfshirë edhe në një dallavere tjetër brenda ministrisë, ku përmes tokës së tij të marrë në shfrytëzim një aplikuese arrin të fitojë 100 mijë euro të tjera, pasi fillimisht ishte e fundit në listë.

Çka ka ndodhë?

Aplikuesja me numër identifikues të fermës “1093966” në listën preliminare del krejt e fundit dhe “aplikacioni i refuzohet për mos kalim të kritereve të pranueshmërisë”.

Por, e njëjta, kur del lista finale, vetëm pak kohë më pas, përfundon në top tre përfituesit e grantit, duke fituar 99 mijë e 500 euro.

Po, s’përfundon këtu.

Ajo, grantin e fiton, pasi që paraprakisht kishte nënshkruar kontratë me Naim Huruglicën, për ta marrë tokën e tij me qira ( (tokë me të cilën aplikon për grant).

Huruglica fillimisht e jep tokën me qira për klienten e më pas ajo edhe e fiton grantin.

Siç tregon kontrata, bëhet fjalë për ngritjen e një vreshte të rrushit dhe pajisje për prodhim të energjisë së ripërtrishme.

Kriminelë të tillë, plaçkitje të tilla Kosova kurrë s’ka pa.

P.S:
Në foto: Lista preliminare ku kishe përfunduar e fundit alikuesja, lista finale ku del në top 3, kontrata e saj me Naim Huruglicën dhe kontrata për dhënie të grantit.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit