Këshilltari i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Rinor Nuhiu, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, pas deklaratave të tij kundër të parës së shtetit.
Përmes një postimi në platformën X, Nuhiu e akuzoi Gjuriqin se po shpërndan të pavërteta dhe po tenton të minimizojë rolin e Presidentit amerikan, Donald Trump, në proceset e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.
“Marko Gjuriq, ti vazhdon të shpifësh sepse e vërteta të djeg. Po përpiqesh të mohosh kontributin e @POTUS Trump, i cili sot në OKB foli me krenari për punën e tij për paqen gjatë shtatë muajve të fundit, përfshirë edhe në raportet Kosovë-Serbi”, shkroi ai.
Ai e cilësoi si gënjeshtër të hapur pretendimin se presidentja Osmani ka marrë pjesë në Konventën Demokratike.
“Por pse të habitemi? FAKE NEWS është gjithçka që ju bëni”, shtoi ai.
