![Këshilltari i Osmanit paralajmëron masa ligjore për shpifje: Presidentja nuk i ka dhënë askujt pasaportë diplomatike Këshilltari i Osmanit paralajmëron masa ligjore për shpifje: Presidentja nuk i ka dhënë askujt pasaportë diplomatike](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/289114089_1103185773603414_8647424680746121759_n.jpg)
Bekim Kupina, këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani ka reaguar sërish në lidhje me pajisjen me pasaportë diplomatike për Valdrin Sahitin.
Kohëve të fundit u raportua se Osmani i ka dhënë pasaportën diplomatike Valdrin Sahiti, por këtë gjë e ka mohuar Kupina.
Kupina përmes një postimi në Facebook, ka thënë se presidentja nuk ka kompetenca ligjore të japë pasaporta.
Ai tutje ka paralajmëruar se Presidenca do të ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur.
Postimi i plotë:
Presidentja asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit. Presidentja as nuk e ka rekomanduar një gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta.
Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar.
Prandaj shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur.