Këshilltari i Kurtit reagon ndaj Osmanit: Kosova nuk është monarki, por republikë parlamentare

- Advertisement -

Këshilltari i Albin Kurtit, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas dekretit të Vjosa Osmanit për zgjedhje të parakohshme.

Ai ka thënë se Kosova nuk është monarki.

Postimi:

Kosova nuk është monarki, por republikë parlamentare.

Pushteti buron nga populli përmes përfaqësuesve të tij të zgjedhur dhe jo nga një person i vetëm.

Kushtetuta jonë i jep Presidentit detyra dhe kufizime, por nuk i jep privilegje mbretërore dhe askund nuk i jep të drejtën të shpërndajë Kuvendin sipas dëshirës.

Një pushtet i tillë do ta vendoste presidentin mbi përfaqësuesit e vullnetit të popullit, pikërisht atë që një republikë demokratike është ndërtuar për të mos e lejuar.

Të ngjashme

Të fundit