0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Këshilltari i Kurtit: Lajçak është përfaqësues i Serbisë, jo i BE-së

- Advertisement -

Vizitën e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, në Beograd, këshilltari i kryeministrit Kurti e ka cilësuar si lutje e Lajçakut për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Elvis Hoxha, që deri vonë ishte edhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, thotë se Lajçak nuk është përfaqësues i BE-së, ashtu siç zyrtarisht njihet, por përfaqësues i shtetit të Serbisë.

“Shkon Lajçaku të bindë Vuçiçin të vijë në Tiranë për Samitin”, shkruan Hoxha, duke aluduar në njoftimet e më hershme të Vuçiç se nuk do të marr pjesë në samitin e BE-së në Tiranë, si protestë ndaj reagimit të butë që ai thotë se BE e pati kur Kurti emëroi Nenad Rashiç-in, ministër për Komunitet dhe Kthim.

Vuçiq-it i duhet ta lusin. Dhe Lajçaku e luan mirë lojën. Shkon e lut dhe i premton se është gjithnjë përfaqësues i Serbisë dhe jo i BE-së”, shkruan Hoxha.

Ai konsideron se BE nuk ka përfaqësues të duhur, prandaj i sugjeron ndërrimin e tyre.

“Do të duhet që BE-ja të gjejë përfaqësuesit e vet të denjë në dialogun Kosovë-Serbi”, përfundon statusi i Hoxhës në llogarinë e tij në Facebook.

Në fakt, Lajçak vizitën e vazhdon edhe në Prishtinë, dhe arsyeja, siç ka shpjeguar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është aranzhimi i një takimi të ardhshëm të liderëve në Bruksel, me shpresë se tashmë janë kaluar krizat dhe mund të fillojnë bisedat për marrëveshjen përfundimtare me bazë propozimin franko-gjerman.

Por, Hoxha, sic shkruan në status, e dyshon këtë.

Nuk është hera e parë që Hoxha dhe eksponentë të tjerë të VV-së kanë këtë diskurs në raport me zyrtarë evropianë, apo ata amerikanë.

Filozofi Hoxha dhe të tjerë brenda VV-së, siç është Hysamedin Feraj, në vazhdimësi angazhohen në krijimin e dyshimeve për qasjen e perëndimorëve, kur ata janë më kritikë me Kurtin, apo qeverinë e Kosovës

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit