5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Këshilltari i Kurtit: Do të aplikojmë në Këshillin e Evropës, 2/3 e votave i kemi të siguruara

- Advertisement -

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Zulfaj tha se Kosova i ka gjasat e mira dhe sipas tij, 2/3 e votave janë të siguruara.

“Do të aplikojmë. Mendoj se gjasat i kemi shumë të mira pas largimit të Federatës Ruse. 2/3 të vendeve të cilat do të duhej të votonin tashmë janë të siguruara, në kuptimin që kemi vende të cilat na njohin dhe bëjnë pjesë në kuadër të këtij grupi të 2/3”, tha ai, në Tëvë 1.

Se a kanë pasur ndonjë konfirmim nga ndonjë shtet, Zulfaj u shpreh se ka shtete të fuqishme që do ndihmojnë, siç është Gjermania.

“Siç e patë edhe në vizitën që e kishim në Berlin, kancelari Scholz e përmendi edhe direkt përkrahjen për aplikacionin tonë në Këshillin e Evropës, që i bie, që do të kemi edhe shtete që do të na ndihmojnë, të fuqishme, sikurse Gjermania, që do të lobojnë në këtë drejtim”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit