0.7 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Këshilltari i kryeministrit na quan “kosovaristë”, e serbët “shiptari’, Kelmendi thirrje Kurtit: Largoje këtë fashist

- Advertisement -

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas deklaratës së sotme të anëtarit të VV’së në Tiranë, Elvis Hoxha, pasi ky i fundit i quajti qytetarët e Kosovës ‘kosovaristë’.

Kelmendi i bëri thirrje kryeministrit Kurti që ta shkarkojë Hoxhan si këshilltar të tij.

“Këshilltari i kryeministrit i ofendon të gjithë qytetarët e Kosovës duke i quajtur kosovaristë. Serbët kur duan t’i ofendojnë shqiptarët i quajnë shiptari. Këtij këshilltari fashist dje i ka dalë rroga. Mësuesit të fëmijës sonë dhe mjekut të familjes sonë – jo! Idiotësi!

Kryeministri duhet ta shkarkojë fashistin që ofendon qytetarët e tij njëjtë si Serbia qysh sonte!”, ka shkruar Kelmendi.

Këshilltari i kryeministrit i ofendon të gjithë qytetarët e Kosovës duke i quajtur kosovaristë.Serbët kur duan t’i…

Posted by Adriatik Kelmendi on Friday, September 2, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit