Leutrim Sahiti, këshilltar politik i Donika Gërvallës, kryediplomates në detyrë, është rrugës për t’u rehatuar në një pozitë të lartë shtetërore. Më saktësisht atë të Inspektorit të Përgjithshëm në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes.
Sahiti, në bazë të një vendimi të këtij dikasteri, ka marrë më së shumti pikë për çka edhe është zgjedhur kandidat fitues për Inspektor të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.
Sipas rezultateve përfundimtare të procesit të rekrutimit, të publikuara më 25 qershor të 2025-ës, Sahiti ka mbledhur gjithsej 87 pikë.
Kandidati pasues ka marrë 85.5 pikë të përgjithshme.
Në garë për këtë pozitë të rëndësishme kandiduan: Faruk Hoti, Muhamet Kiçina, Pajtim Zogaj, Bekim Brahimi, Arian Musa, Besa Kokollari-Behra, Petrit Bicaj dhe Mensur Maloku.
Kandidatët e pakënaqur me procesin e rekrutimit, kanë të drejtë ankese në KPMShCK në afat prej 30 ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi.
