4.8 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Këshilltari i Blinken, Derek tregon temat që diskutuan në takim me presidenten Osmani

- Advertisement -

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Chollet Derek, ka shkruar në lidhje me takimin që e ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

E para e shtetit gjatë qëndrimit të saj në New-York, është takuar me zyrtarë të lartë shtetërorë, një nga ta edhe Derek.

Përmes këtyre takimeve është rikonfirmuar partneriteti në mes Kosovës dhe SHBA-ve.

“Takim i mirë sot me presidenten Vjosa Osmani, për të diskutuar partneritetin tonë të qëndrueshëm, rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe mbështetjen e Kosovës për afganët, Ukrainën”, ka shkruar Derek.

Kosova e kishte miratuar kërkesën amerikane për strehimin e një numri të afganëve që shërbenin gjatë qëndrimit amerikan në Afganistan – e pasi shtetin afgan e pushtuan talebanët ata u detyruan të largohen.

E lidhur me këtë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë falënderuar Kosovën disa herë radhazi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit