-10.6 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Këshilltari i Bislimit: Do të krijojmë kushte që shqiptarët t’i bëjnë ballë diskriminimit të Serbisë

- Advertisement -

Këshilltari i ri politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, Ragmi Mustafi thotë se Qeveria e Kosovës e ka vendosur në agjendën e saj çështjen e Luginës së Preshevës.

Sipas tij, për këtë ka pasur një angazhim të veçantë edhe Bislimi, e tash së bashku ai thotë se ky angazhim do të intensifikohet edhe më shumë.

Ai në emisionin “Ditari”, në Tëvë1, tha se do të krijojnë kushte për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për t’i bërë ballë diskriminimit të Serbisë.

“Çështja e Luginës së Preshevës është vendosur në agjendën e Qeverisë së Kosovës, madje edhe në agjendën e zëvendëskryeministrit i cili është i angazhuar në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve. Tash do ta intensifikojmë edhe më shumë sa i përket realizmit të projekteve dhe përafrimit të shqiptarëve me Republikën e Kosovës dhe krijimin e kushteve sa më të mira për shqiptarët e Luginës për t’i bërë ballë diskriminimit të Serbisë”, tha Mustafi.

Një tjetër politikane nga Lugina e Preshevës është pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Ardita Sinani kohë më parë është emëruar këshilltare e kryeministrit Kurti, për çështjen e Luginës së Preshevës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit