Këshilli i BE-së ua ka zgjatur mandatet e katër Përfaqësuesve Specialë të BE-së. Në mesin e tyre është edhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Siç njofton Këshilli, transmeton Express, Miroslav Lajçakut i është zgjatur mandati për dy vjet, deri më 31 gusht 2024. Teksa i njëjti u emërua për herë të parë më 2 prill 2020.
Në njoftimin e Këshillit thuhet se Përfaqësuesit Specialë të BE-së propozohen nga Përfaqësuesi i Lartë për të promovuar politikat dhe interesat e BE-së në rajone dhe vende të veçanta dhe për t’i siguruar BE-së një prani politike aktive në ato zona.
Aktualisht, nëntë EUSR mbështesin punën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell. Këta përfshijnë katër përfaqësuesit specialë, si dhe PSBE-të në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, dhe PSBE-të për Azinë Qendrore, Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe të Drejtat e Njeriut.