7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Këshilli i Prindërve: Mësimi të shtunave është gabim, do të refuzohet

- Advertisement -

Këshilli i Prindërve ka thënë se një veprim civil, i paanshëm e i drejtë është bërë sot me mos-lejimin që fëmijët të mbajnë mësim këtë të shtune.

Sipas tyre, ka pasur tentim për njollosje të këtij këshilli se deklarimet e tyre që të mos mbahet mësimi të shtunave janë deklarime politike.

Ata, i kanë bërë thirrje Ministrisë së Arsimit se mësimi të shtunave është i padrejtë dhe ai s’bëhet me zor.

“Mësimi nuk bëhet me zor! Kjo nuk po kuptohet drejt! Mësimi të shtunave është gabim e ai do të refuzohet arsyeshëm”, thuhet në reagimin e Këshillit të Prindërve, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në reagim thuhet se qëndrimet e Këshillit të Prindërve janë vullnet legjitim i prindërve, i bazuar në të drejtat dhe nevojat e fëmijëve për dinjitet, pushim dhe aktivitet jashtëshkollor.

“Neve, prindërve, na kanë mbështetur për muri vendimet arbitrare dhe mohuese të të drejtave të fëmijëve vazhdimisht (edhe nga institucionet) andaj zëri ynë duhet të jetë sa i fuqishëm e masiv, aq edhe legjitim, i arsyeshëm, i urtë e i bazuar”.

Ndërsa, MASHTI ka thënë se vendimi për zëvendësimin e orëve është zbatuar në terren.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit