8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Këshilli i Prindërve kundërshton vendimin e MASHTI-it për subvencionimin e teksteve shkollore

- Advertisement -

Edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Arsimit, që edhe këtë vit të subvencionohen tekstet dhe mjetet shkollore.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i këtij këshilli, Visar Islami, i cili ka theksuar se ende ka familje që nuk i ka marrë mjetet nga subvencionimi i vitit të kaluar.

Ai ka njoftuar se nesër do të mbajnë konferencë për media.

“Ne sikurse në të kaluarën, e kundërshtojmë këtë formë të furnizimit me tekste shkollore përmes subvencionimit. Ende ka familje që nuk i kanë marrë mjetet nga subvencionimi i vitit 2023. Për më shumë detaje nesër do të mbajmë një konferencë për media”, ka thënë Islami për Dukagjinin.

Më herët Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) vendimin e Ministrisë së Arsimit që t’ua transferojë paratë prindërve edhe sivjet, e kanë cilësuar si gabim të përsëritur.

Sipas SBAShK-ut, një vendim i tillë është kritikuar vitin e kaluar, pasi ka lënë një numër të konsiderueshëm të nxënësve pa tekste shkollore në shtator e tetor.

“SBASHK-u, por edhe të tjerët, kishin kritikuar arsyeshëm vendimin e vitit të kaluar lidhur me shpërndarjen e teksteve shkollore përmes librarive dhe subvencionimin për to në xhirollogaritë e prindërve. Ky vendim i gabuar krijoi probleme dhe shtatori e tetori i vitit të kaluar shkollor i gjeti një numër të konsideruar të nxënësve ende pa të gjitha tekstet shkollore. SBASHK-u këtë kundërshtim e ka përsëritur edhe në takimin e kryetarit Jasharaj me zëvendësministrin Taulant Kelmendi duke e lutur që mos të veprohet njëjtë me tekstet shkollore, por që ato të dërgohen me kohë në shkolla nga botuesit”, thuhet në reagim.

Ndryshe, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot në një konferencë për medie ka njoftuar se MAShTI do t’ua transferojë paratë prindërve edhe sivjet, në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor.

Ky është viti i dytë radhazi që Ministria do t’u ndajë mjete në llogaritë e tyre bankare prindërve që ata t’i blejnë vetë librat shkollore për fëmijët e tyre në shkollë fillore.

“Edhe sivjet, tekstet dhe mjetet mësimore do të ofrohen si në praktikën e vitit të kaluar duke subvencionuar prindërit”, tha Nagavci në një konferencë për medie.

Ajo tha se prindërit mund të fillojnë të aplikojnë online qysh nga e mërkura e 14 gushtit në platformën E-Kosova për rimbursim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit