-5.4 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet takimet në Bruksel, kritikë për moszbatimin e marrëveshjeve

- Advertisement -

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka përshëndetur takimet e zhvilluara sot në Bruksel, ku Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, priti në takime ndaras, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandçr Vuçiq.

Në anën tjetër KASh shprehu keqardhje për moszbatim të marrëveshjeve të arritura.

“KASh shpreh keqardhjen që marrëveshjet e arritura deri tani ndërmjet dy vendeve nuk kanë gjetur zbatimin e premtuar, duke ushqyer rritjen e mosbesimit dhe të tensioneve përkundër qëllimit të këtij dialogu”, ka shkruar KASh në Twitter.

Ky këshill ka theksuar rëndësinë e rivitalizimit të dialogut si dhe angazhimin e të dyja palëve për një marrëvshje përfundimtare.

“KASh thekson rëndësinë që ka rivitalizimi i dialogut që po zhvillohet me mbështetjen e BE-së dhe ShBA-së dhe veçanërisht angazhimi vullnetmirë i të dy palëve për një marrëveshje përfundimtare që do t’i jepte fund agonisë së pasigurisë e do të nxiste përparimin e të 2 vendeve dhe Ballknait Perëndimor drejt Bashkimit Evropian”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit