4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Këshilli Drejtues i UP-së shkelë Ligjin e punës dhe atë për festa zyrtare

- Advertisement -

Në bazë të rregullores së Universitetit të Prishtinës, profesorët e këtij institucioni janë të detyruar që ditët e pushimit nga festat zyrtare t’i kompensojnë në mënyrë që ta arrijnë normën e pagës.

Rrjedhimisht, ky akt nënligjor është në kundërshtim me ligjin për festa zyrtare pasi që  paragrafi 3.1 i këtij ligji, përcakton që “Ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji janë ditë të lira me pagesë”.

Kjo rregullore nuk është në harmoni as me Ligjin e punës, sipas të cilit, i punësuari ka të drejtë për kompensim në pagë gjatë ditëve të festave në të cilat nuk punohet.

Për këtë dekanati i Fakultetit Filozofik ka dërguar ankesë në Këshillin Drejtues të UP-së.

E pavarësisht kërkesës të njëjtit vetëm kishin kërkuar që akti nënligjor të respektohet.

Juristët specifikojnë mosharmonizimin e ligjeve bazë me aktin nënligjor në këtë rast të Këshillit Drejtues.

Asdren Bytyqi, avokat ka thënë se “Kjo është në kundërshtim edhe me parimin e ligjshmërisë të përcaktuar në ligjin e procedurës të përgjithshme administrative sepse aktet administrative duhet të jenë gjithmonë në harmoni me aktet më të larta, me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi e në këtë rast ato nuk janë në harmoni dhe janë në dispërputhje dhe shkelje të qartë të kësaj dispozite”, shkruan Dukagjini.

E përfaqësuesi i profesorëve nga SBASHK thotë se këtu preken edhe studentët.

Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u ka thënë se “Është shkelje ndaj punëtorëve të arsimit e pos tyre edhe studentëve pasi që ata ndonjëherë mjaftohen me nga një ligjeratë në ditë e lë më ti bëhen edhe më shumë brenda ditës”.

Në muajin në vazhdim dhe në maj, janë gjithsej 6 ditë pushimi, të cilat bijnë edhe në fundjavë, por bazuar në Ligj, pushohet në ditën e ardhshme të punës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit