Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka ndarë detaje nga mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së.
Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se, u disktuan edhe për përgatitjen rreth zgjedhjeve nacionale, por edhe për zhvillimet e fundit në vend.
Postimi i plotë:
Sot, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës u diskutua për përgatitjen për zgjedhjet nacionale dhe zhvillimet e fundit në vend.
Këshilli Drejtues i PDK-së miratoi Deklaratën Politike prej pesë pikave.