Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar propozimin për shkarkim të Erion Veliajt nga posti I kryetarit të Bashkisë.
Tashmë ky vendim i këshillit bashkiak do të shkojë në Këshillin e Ministrave që do të japë fjalën e fundit, shkruan A2 CNN.
Kushtetuta thotë se në rast shkarkimit të të zgjedhurve vendor, i shkarkuari, në këtë rast Erion Veliaj, ka të drejtë ta ankimojë procedurën në Gjykatën Kushtetuese, dhe në rast se bën diçka të tillë, atëherë edhe procedura e shkarkimit do të duhet të kalojë filtrin kushtetues, i cili mesatarisht zgjat tre muaj,
Kësisoj, edhe planet e socialistëve për zgjedhje të shpejta në Tiranë, mund të shtyhen për muajt e parë të 2026.