3.5 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Këshilli Atlantik te presidentja Osmani, diskutohet edhe për dialogun me Serbinë

- Advertisement -

Presidentja e së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një delegacion nga Qendra për Evropë e Këshillit Atlantik (Atlantic Council) të udhëhequr nga Jörn Fleck, drejtor i lartë.

Siç bëhet e ditur, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, hapat e mëtejmë në integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, dialogun me Serbinë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me Këshillin Atlantik.

Duke folur për zhvillimet aktuale gjeopolitik në Evropë, Presidentja Osmani theksoi se Kosova mbetet e angazhuar për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë, ndërsa tha se integrimi i plotë i Kosovës në institucionet euroatlantike bashkë me shtete tjera demokratike të rajonit është jetik për të arritur këtë qëllim.

Tutje, Presidentja foli për rolin konstruktiv dhe qasjen proaktive të Kosovës në dialogun me Serbinë, si dhe koordinimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës me aleatë dhe partnerë ndërkombëtarë.

Presidentja ka ritheksuar rëndësinë e mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe mbrojtjes së funksionalitetit të shtetit në çdo hap.

Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për forcimin e partneritetit në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara si dhe thellimin e bashkëpunimit me programe të ndryshme të Këshillit Atlantik.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit