Simptomat më të zakonshme që tregojnë se keni nevojë për një dietë detoks janë: tretja e dobët apo e ngadaltë, metabolizmi i ngadaltë, lodhja, disponimi negativ dhe natyrisht – Candida (myku).
Trajtimi Detox është efektiv vetëm kur është i plotë, pra i plotësuar me ushqim natyral e organik, si dhe shprehi të reja të shëndetshme. Ndërprerja e ushqimeve pa vlera ushqimore dhe e sheqernave të përpunuara, është shprehia më e mirë që i ruan pastruesit kryesorë të organizmit: mëlçinë dhe veshkat.
Mëso se si mund të shpejtosh tretjen dhe të inkurajosh pastrimin natyral të trupit për brenda dhe jashtë.
Detoksifikim natyral i mëlçisë
Të ushqyerit me produkte organike nga natyra është çelësi për jetesë të shëndoshë. Për pastrim natyral e efektiv të mëlçisë, ne rekomandojmë integrimin e fitoterapisë në protokolet tuaja detox – tinktura me smilarin, artiçokë dhe luleradhiqe. Silmarina rikthen qelizat dhe stimulon rritjen e tyre, ndërkaq kurkumi dhe shafrani Indian (mundësisht në formë paste) janë superushqime me veti të shkëlqyera për organizëm. Për një dietë ditore sa më efektive, provoni supën miso dhe çajin jeshil i cili përmban katekinën e përbërësve të fuqishëm detoksikë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/01/img_azafran-autentico-hd.jpg)
Nxitja e tretjes dhe shpejtimi i metabolizmit
Për një tretje të përmirësuar dhe metabolizëm më të shpejtë, ushqimet organike dhe aktiviteti fizik janë trajtimet e duhura.
Pini më shumë ujë dhe çaja bimorë të pasheqerosur. Hani më shumë perime të gatuara, perime me kokrra të plota dhe bishtajore me shtimin e farave të lirit, vajrave me presion të ftohtë dhe erëza të tilla si xhenxhefili. Stimulimi i tretjes do të jetë më i lehtë me tinkturat bimore të hithit ose luleradhiqes. Sa i përket aktivitetit fizik, rekomandohet të ecni, të bëni biçikletë dhe të shijoni çdo lloj aktiviteti fizik çdo ditë për të paktën gjysmë ore.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/01/psyllium-seeds.jpg)
Shtesë e përsosur diete për Turbo Detox
Chlorella – kjo algë e fuqishme jeshile blu është një super pastrues që duhet të konsumohet çdo ditë për rezultate pozitive për detoks.
Probiotikët janë zgjedhje e mençur për të mbështetur sistemin e tretjes, në veçanti nëse jeni nën regjimin Detox Candida. Trajtojeni organizmin tuaj me probiotikë natyral dhe me ushqime të fermentuara sikurse: miso, daikon dhe qiqra.
Trupi juaj ka nevojë për pastrim dhe pushim nga ushqimet e pijet e tepërta, lodhja dhe toksinat në përgjithësi për të paktën 4 javë. Kujdesuni për trupin tuaj dhe lërini organet vitale sikurse mëlçia, veshkat e organet e tretjes, të detoksifikohen e të kthehen në formën e tyre më të mirë.
Ti ke vetëm një trup, pra mendo se çfarë konsumon. Duaje trupin tënd me ushqehu me më të mirën nga natyra.