-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

KESh shpenzon 10 milionë euro në javë për të furnizuar Shqipërinë

- Advertisement -

Energjia elektrike ka arritur rekorde të reja historike.

Çmimi për 1 megavat orë në bursën hungareze u shit me 500 euro këtë të martë në periudhë normale, ndërsa në pik vlera arriti në 600 euro për megavat orë.

Të hënën, gjatë orëve 17:00 deri në 20:00, ku është dhe konsumi më i lartë i energjisë, çmimi arriti 710 euro.

Korporatës Elektroenergjike të Shqipërisë (KESh) i ka kushtuar 10 milion euro fatura për sigurimin e importeve të energjisë këtë javë, ndërsa ka reduktuar ndjeshëm energjinë e blerë nga jashtë duke përdorur më shumë prodhimin nga kaskada e Drinit.

Aktualisht, afro 70% e nevojave po plotësohet me energjinë e prodhuar në vend.

KESH ka blerë 14.300 megavat orë me çmimin 493 euro dhe 4.700 megavat për 431 euro.

Kjo është vlera më e lartë që Shqipëria ka paguar për çmimin e energjisë.

Niveli i Fierzës ka rënë me 2 metra gjatë javës së fundit, ndërsa rezerva hidrike gjatë verës është reduktuar me 30%, duke arritur në 870 gigavat orë.

Një javë më parë Ministria e Financave i kaloi Korporatës Elektroenergjetike fondin me vlerë 160 milion për të siguruar energjinë për muajt e verës, ndërsa detyrimet që kompania kishte për importet e qershorit kishin mbetur pa shlyer. /Euronews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit