13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

KESCO në rrjetet sociale me kampanjë gjithëpërfshirëse për kursim të energjisë elektrike

- Advertisement -

KESCO ka filluar thirrjet për kursim të energjisë elektrike për të gjitha kategoritë shpenzuese, duke filluar nga konsumatorët shtëpiak, industritë, e deri te bizneset e hotelerisë. KESCO beson që përfshirja e institucioneve lokale, organizatave të ndryshme, ekspertëve të fushës dhe secilit konsumator veç e veç, do të ketë ndikim pozitiv në sistemin elektroenergjetik.

Sipas analizave nga ekspertët e KEDS, për secilën kategori gjatë këtyre muajve janë paraparë kursime modeste, por nga të cilat kursime do të përfitojnë të gjithë.

Me kursimin e të gjithëve nga pak, energjia në dispozicion do të shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Duke marrë parasysh sa është rënduar sistemi elektroenergjetik në të gjithë botën, për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike edhe shtete të tjera të fuqishme kanë filluar me masat për kursimin e energjisë elektrike. Për shembull, Gjermania ka aprovuar një sërë masash për kursimin e energjisë elektrike, të cilat do ta limitojnë përdorimin e ndriçimit dhe ngrohjes në ndërtesa publike. (Burimi: BBC)

KEDS në vazhdimësi është duke treguar udhëzime praktike se si mund të kursehet, e natyrisht që do të vazhdojmë tutje. Kjo praktikë do të ketë përfitime të dyanshme, atë financiare, por edhe do të mundësoni që energjia që është në dispozicion të shpërndahet në mënyrë racionale te të gjithë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit