-2.6 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

KESCO lanson kalkulatorin për llogaritjen e subvencionit të qeverisë për tarifat e energjisë elektrike

- Advertisement -

Më 8 shkurt 2022, kur ZRRE-ja kishte miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, Qeveria e Republikës së Kosovës u zotua se do të ofrojë 100 milionë euro për të subvencionuar mbulimin e një pjese të kostos për të gjithë konsumatorët, të cilat janë përfshirë në përllogaritjen përfundimtare.

Përkatësisht, tarifat aktuale të cilat janë në fuqi përfshijnë subvencionimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, prej të cilave 47 milionë euro janë ndarë për periudhën shkurt-gusht 2022.

Për të lehtësuar dhe kuptuar më mirë diferencën në shumën e subvencionuar nga Qeveria, KESCO ka zhvilluar kalkulatorin: http://subsidy.kesco-energy.com , ku qytetarët e Republikës së Kosovës jo vetëm se mund të shohin shumën totale të faturës, por edhe vlerën e këtij subvencioni, e cila zbritet automatikisht nga faturimi i konsumatorëve.

Në faqen e krijuar nga KESCO, ky subvencionim llogaritet automatikisht, thjesht duke shënuar shifrën e konsumatorit që gjendet në pjesën e sipërme të faturës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit