Sipas vendimit, ZRrE pritet ta analizojë këtë kërkesë dhe më pas të vendosë nëse do ta miratojë apo refuzojë atë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas KESCO-s, kërkesa është paraqitur pas vlerësimit të kostove të pritshme, duke theksuar se kërkesa e Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) për të hyrat maksimale të lejuara për vitin 2026 arrin në 528.78 milionë euro.
Në arsyetimin e saj, kompania thekson se është vërejtur rritje e konsumit nga konsumatorët që vazhdojnë të plotësojnë kushtet për furnizim me shërbim universal.
”Kjo kërkesë reflekton nevojën për të mbuluar kostot e domosdoshme për:
furnizimin e energjisë elektrike për konsumatorët në shërbim universal,
përballimin e ndikimit të importit si komponent me kosto më të lartë,
rritjen e sigurisë së furnizimit në periudhat e sezonit dimëror që konsiderohen me rrezik të lartë,
mbulimin e kostove operative të nevojshme për ofrimin e shërbimeve cilësore,
mbulimin e kostove të bartshme që lidhen me rrjetin dhe obligimet përkatëse,
trajtimin e diferencave të krijuara nga rrethanat reale të vitit paraprak, në përputhje me parimet rregulative FSHU vlerëson se reflektimi real i këtyre kostove në procesin tarifor është i domosdoshëm për të garantuar që shërbimi universal të mbetet funksional, i qëndrueshëm dhe i aftë për të përmbushur obligimet ligjore ndaj konsumatorëve.
Nëse këto kosto nuk pasqyrohen në mënyrë adekuate,rrezikohet ndjeshëm furnizimi i qëndrueshëm.
Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se nënvlerësimi i kostove krijon vështirësi operacionale dhe përsëritja e një qasjeje të tillë do të rrezikonte të prodhonte sfida të ngjashme edhe në të ardhmen.
FSHU mbetet e gatshme të bashkëpunojë me ZRRE-në gjatë gjithë procesit tarifor, duke ofruar të gjitha sqarimet, analizat dhe dokumentacionin e nevojshëm për vlerësim të drejtë dhe transparent”, thuhet mes tjerash në vendim.






