24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Kërstiq thotë se Lista Serbe asnjëherë nuk ka mbështetur interesat e komunitetit serb

- Advertisement -

Gazetari serb nga veriu, Bratislav Kërstiq, thotë se Lista Serbe që nga fillimi i saj nuk ka mbështetur asnjëherë interesat e komunitetit serb.

Kërstiq thotë se Lista Serbe mbështet interesat e Beogradit zyrtar.

“Sipas marrëveshjes së Brukselit, serbët e kanë këtë vetëm një drejtim, me riregjistru veturat në RKS. Tash qytetarët janë duke e kuptuar që Lista Serbe prej fillimit nuk e ka mbështetur interesat e komunitetit serb, por ka mbështetur interesat e Beogradit zyrtar. Serbët e kanë kuptuar. Tash edhe nëse vazhdon djegia e veturave, serbët vazhdojnë edhe do t’i regjistrojnë veturat, sepse kanë nevojë për me jetu. Jemi serbë, por duhet të jetojmë edhe ne kemi jetë”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Tutje, ai tha se qytetarët serbë në veri kanë presion nga Beogradi dhe Prishtina.

“Lista Serbe është nën kontrollën e Beogradit zyrtar…  në qoftë se e kemi dikë që është udhëhequr nga kabineti i kryetarit të Serbisë, ne jemi prapë në problem. Kush jemi ne? Ne jemi qytetarë të zakonshëm të shtetit të Kosovës. Kemi presion prej Beogradit, presion prej Prishtinës. Tash edhe serbët në veri të vendit janë në një situatë jo korrekte”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit