Katër persona kanë pësuar lëndime pasi që janë përfshirë në një rrahje në mes vete.
Bëhet e ditur se gjatë incidentit janë përdorur edhe mjete të mprehta. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Tre prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër mbetet në QKUK për trajtim të vazhdueshëm dhe në përkujdesje të policisë.
Rasti ka ndodhur në qytetin e Drenasit.