3.8 C
New York
Wednesday, April 9, 2025

Buy now

Kërquki tregon kohën kur Kosova ia vendosi ShBA-së tarifën prej 10%: Është e turpshme pse s`është hequr

Gazetari Leonard Kerquki ka treguar kohën kur Kosova ia ka vendosur ShBA-së tarifën doganore prej 10 për qind.

Ai ka bërë me dije se një veprim të tillë Kosova e kishte marrë më 3 shtator 1999.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kerquki është shprehur i habitur se qysh për këto 26 vite institucionet e Kosovës nuk e kanë hequr këtë taksë ndaj produkteve amerikane.

Ai ka vlerësuar heqja e kësaj takse në këtë kohë është më problematike.

“Kosova i ka vendos tarife prej 10% Shteteve te Bashkuara te Amerikes prej 3 shtatorit 1999. Pra, Ëashingtoni dje thjeshte ka vendosur reciprocitet ndaj nesh, duke na hequr lehtesirat e mehershme dhe duke u pergjigjur me te njejten tarife si ne ndaj tyre. Eshte e turpshme pse nuk eshte hequr nder vite kjo tarife, kurse tash situata eshte e komplikuar meqenese BE po pergatit masa kunder tarfiave te SHBA’se dhe çdo levizje e jona mund te kete komplikime ne rrugen drejt integrimeve europiane”, ka shkruar Kerquki.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit