Gazetari Leonard Kerquki i ka reaguar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shpërthimin e kësaj të fundit ndaj Nacionales duke e quajtur “të turpshme” dhe përpjekje për “të heshtur një ngjarje pa asnjë respekt për të vërtetën”.
“Reagimi i saj, me emer e mbiemer, ndaj Berat Buzhales eshte sulm i paprecendent mbi nje gazetar. Ajo mundohet ta hesht nje ngjarje, pa asnje respekt per te verteten – cilado qe te jete ajo. Ajo e sheh vetem interesin e vet ne secilen situate dhe frikohet se mos po demtohet nga ndonje shkrim dhe akuze”, ka shkruar Kerquki.
Postimi i plotë:
Presidentja Osmani, prej qe ka shkele ne Presidence, eshte njeriu qe ka nxite sulme ndaj gazetareve.
Madje, bashkeshorti i saj, duke shfytezuar terminologjjne e Gjykates se Hages ndaj krereve te UÇK’se, i akuzoi mediat si ndermarrje e perbashket kriminale.
Presidentja nuk ka reaguar ndaj perpjekjeve per mbylljen e Klan Kosoves, nuk ka reaguar as kur Valon Syla u percoll disa kilometra me veture per t’u sulmuar pastaj brutalisht.
Presidentja nuk ka ndertuar kurrfare raporti me mediat dhe gazetaret, nuk ka dhene asnje interviste te hajrit e as nuk ka deshmuar transparence ne vendimet e saj.
Reagimi i saj, me emer e mbiemer, ndaj Berat Buzhales eshte sulm i paprecendent mbi nje gazetar. Ajo mundohet ta hesht nje ngjarje, pa asnje respekt per te verteten – cilado qe te jete ajo. Ajo e sheh vetem interesin e vet ne secilen situate dhe frikohet se mos po demtohet nga ndonje shkrim dhe akuze.
E turpshme.