1 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

Kerquki ndjehet “i nderuar” nga bojkoti i VV-së: Arsyen s’pe ndaj se s’e kuptova, por është ikje nga ballafaqimi

- Advertisement -

Vetëvendosja ka bojkotuar mediat dhe emisionet kryesore të debatit politik në vend, për çka edhe vetë u lajmërua drejtuesi i “Pressing”-ut, Leonard Kerquki, i cili e quajti “ikje nga ballafaqimi” dhe se, në fakt, ndjehet “i nderuar”.

Kerquki tha se në bazë të informacioneve, Vetëvendosja ka vendosur të bojkotojë përvçe T7, Klan Kosovës dhe RTV Dukagjinin, edhe mediumin që drejtohet nga Jeta Xharra, “Kallxo.com”.

Postimi i plotë:

Levizja Vetevendosje ka marre vendim per t’i bojkotuar tri televizionet kryesore ne vend; T7, Klan Kosova dhe TV Dukagjini.

Sipas informacioneve, VV do ta bojkotoje po ashtu edhe mediumin/debatin “Kallxo”.

Arsyen perse po ikin nuk mund ta ndaj sepse nuk e kuptova se cila ishte.

Per mua, ky nuk eshte bojkot, por eshte ikje nga ballafaqimi per qeverisjen kater vjeçare.

Personalisht, kur shoh se gazetaret me te mire dhe televizionet kryesore jane pjese e “listes se zeze” te Vetevendosjes, ndihem shume i nderuar nga ky bojkot.

Shihemi sonte, ne “Pressing”!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit