21.9 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Kërquki: Me mendje e zemër me Shkurtën dhe Hajrushin, uroj që s’ka të bëj asgjë me fushatën kundër tyre

- Advertisement -

Gazetari Leonard Kerquki ka reaguar pasi një veturë goditi burrin e këngëtares Shkurte Fejza.

Kurquki në postimin e tij në Facebook tha se shpreson që ky aksident nuk ka të bëjë me pëplasen që ditë më parë kishin me hoxhë, Shefqet Krasniqin në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Ne keto çaste jam me mendje e me zemer me familjen e Shkurtes dhe Hajrushit. Jam fort i indinjum qysh nje hoxhe ju ra ne qafe ketyne njerezve pa asnje faj, e qysh gjuha e tij helmuese arriti me nxite stuhi urrejtje per nje prej familjeve me te çmuar shqiptare.

Nuk du me paragjyku asgje per makinen qe e shkeli sot Hajrushin. Uroj qe s’ka te beje asgje me fushaten kunder tyre.

Nje e di; Shkurte Fejza e Ilir Shaqiri e kane mbajtur gjalle kete popull, dhe pa zerat e tyre, pa kenget e tyre, pa tekstet e tyre, ndoshta nuk do te arrinim deri te liria. Ata na kane mbajt gjalle, e krejt çka duhet na me ba eshte me i çmu perjetesisht e emrat e tyre mos mi harru kurre, brez pas brezi.

Të ngjashme

Të fundit