SpaceX largoi nga puna të paktën pesë punonjës pasi gjeti se ato kishin qarkulluar një letër që kritikonte themeluesin e kompanisë Elon Musk duke ju kërkuar drejtuesve të ndryshonin kulturën e kompanisë.
New York Times raportoi ditën e Enjte se SpaceX kishte larguar pesë punonjës që kishin lidhje me letrën.
Largimi i tyre nga puna ishte bërë me arsyetimin e sjellja e tyre kishte bërë stafin të ndihej i intimiduar apo zemëruar sepse letra ju bënte presion të nënshkruanin diçka që nuk përfaqësonte qëndrimet e tyre.
Lajmi vjen në një kohë kur miliarderi Musk po përpiqej të blejë Twitter për 44 miliardë dollarë dhe bërë të qartë qëndrimin e tij në mbështetje të fjalës së lirë.
Letra e hapur i bënte thirrje ekzekutivëve të SpaceX të reflektonin mbi sjelljen shpërqendruese dhe të sikletshme të themeluesit të kompanisë Elon Musk.
Ajo kërkonte shkëputjen e SpaceX nga brendi personal i Musk.