-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Kërkon zhvarrosjen e legjendës së futbollit për një test ADN, gruaja 60-vjeçare pretendon se është vajza e tij

- Advertisement -

Legjendari Pele ndërroi jetë më 29 dhjetor 2022, por ai vazhdon të jetë temë diskutimi dhe një nga arsyet është kërkesa e depozituar në gjykatë nga një 60-vjeçare për zhvarrosjen e tij për të bërë testin e atësisë, duke pretenduar se është vajza e tij.

Ajo quhet Maria do Socorro Azevedo, është 60 vjeç dhe që nga viti 2019 pretendon të jetë vajza e Peles. Dhe nuk e pretendon vetëm përmes shtypit, por ia kishte thënë edhe atij duke i kërkuar që të bënte testin përkatës. Sipas asaj që është bërë e ditur, Pele kishte rënë dakord atëherë por më pas erdhi pandemia e koronavirusit dhe të gjitha kufizimet që ekzistonin, ndaj nuk ishte e mundur.

Vetë Pele, megjithatë, në testamentin e tij ka lënë të hapur mundësinë që të ketë një tjetër trashëgimtar, një fakt që mund t’i japë pikë pretendimeve të 60-vjeçares. Nga ana tjetër, megjithatë, Edinio, një nga shtatë fëmijët e legjendës së futbollit brazilian dhe konkretisht përgjegjës për menaxhimin e trashëgimisë, pretendon se në të kaluarën është bërë një test ADN-je dhe ka rezultuar negativ.

“Tashmë kemi bërë analizat dhe është konfirmuar që ajo nuk është motra jonë. Ne dhe ajo e bëmë në laborator dhe u konfirmua që nuk ka asnjë lidhje”, tha ai, me Maria do Socorro Azevedo që ende këmbëngul dhe tani kërkon nga gjykata që të nxjerrë një vendim për zhvarrosje në mënyrë që të bëhet një test i ri.

Nëse kjo ndodh dhe rezulton se ajo është me të vërtetë vajza e Peles, atëherë ajo do të ketë të drejtën e një përqindje të trashëgimisë së destinuar për fëmijët e tij, që i përgjigjet 60% të pasurisë së tij totale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit