Erdhi te Liverpool, në merkaton e verës, për 70 milionë euro, nga “Demat” gjermanë të Leipzig, por është kthyer në një protagonist, te “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp. Bëhet fjalë për “fantazistin” hungarez, Dominik Szobozlai, i cili në 16 përballjet e tij, me fanellën e “gjigantëve” të Anglisë ka arritur të shënojë 2 gola e të asistojë 3 të tjerë, duke fituar simpatinë e tifozëve dhe jo vetëm.
I “dashuruar” me mënyrën e lojës, të kapitenit, të Kombëtares hungareze është edhe “fantazisti” i “katalanasve” të Barcelona, Joao Felix, i cili, i ftuar gjatë një emisioni në Spanjë është shprehur se Szoboszlai mund të përshtatet po aq mirë edhe te “blaugranat”.
“Më pëlqen mënyra se si luan dhe mendoj se një ditë ai mund të luajë po aq mirë edhe këtu”,- u shpreh “fantazisti” portugez, duke i bërë kështu me shenjë, Presidentit Laporta, që të “investojë” te “ylli” hungarez.