Diskutimet pretendohet të jenë bërë ekskluzivisht për Bislim Zyrapin.
Këto të 7 tetorit 2023, dhe ato të 9 shtatorit të atij viti, Prokuroria i mblodhi në 53 faqe dhe ia dorëzoi si prova mbrojtjes së Bashkim Smakajt, bashkëbiseduesit të Thaçit në paraburgim i cili përfundoi i akuzuar, por del që ish kreu i AKI-së të mos e ketë gjetur veten t’i flasë këto fjalë askund.
Mbrojtja e tij e zbuloi këtë fakt kur kërkoi lirim nga burgu për herë të katërt, me arsyen se më s’ka asnjë provë për ta mbajtur brenda, pas 8 muaj arrest.
Prokuroria iu kundërvu kësaj, duke nxjerrë përgjime të reja që dëshmonin se atë ditë, ai që fliste ishte Bashkim Smakaj.
Më tej ZPS e pranon se mund të gabojë, por i fton palët mbrojtëse ta ndihmojnë t’i gjejë huqjet.
Si përfundim, lirimi i Smakajt u bë i pamundur, tani.
Pa këso arsyetime fare, paraburgimi u është vazhduar më tej edhe Thaçit, Kilajt e Fazliut.