Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano pati deklaruar se marrëveshja Kosovë – Serbi është ligjërisht obliguese madje edhe pa nënshkrim.

Kurti kërkon që të nënshkruhen marrëveshjet, pasi Serbia vazhdimisht po bën shkelje të tyre.

Ndërkohë, kryeministri i bën thirrje BE-së që të reagojë ndaj shkeljeve.

“Ne dëshirojmë marrëdhënie normale me Serbinë. marrëdhëniet normale për neve janë marrëdhëniet evropiane të fqinjësisë së mirë. Sepse kjo është e rëndësishme për paqen dhe sigurinë. Gjithashtu edhe për rrugëtimin evropian. Paraqet edhe fatin tonë edhe synimin tonë. Më 27 shkurt jemi dakorduar për marrëveshje bazike, më 18 mars jemi dakorduar për aneksin e zbatimit. Problemi është që nga 11 nenet e marrëveshjes bazike, së paku 8 janë shkelur nga Serbia”.

“Ne kërkojmë siguri ligjore, jo vetëm për zbatim të marrëveshjes por për respektim e mosshkelje të saj. Kjo është arsyeja kryesore që kemi kërkuar që të ketë nënshkrim të marrëveshjes. Normalzimi i marrëdhënieve nënkupton marrëveshje normale. Ne insistojmë në nënshkrim të marrëveshjes. Kërkojmë nga Bashkimi Evropian që si një arbitër gjithmonë të reagojë ndaj shkeljeve më të vogla që mund të bëhen. E fatkeqësisht janë të shumta e nuk janë të vogla”, u deklarua Kurti.