Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pasi dyshimeve se ka pasur manipulime në zgjedhjet në Komunën e Mitrovicës.
Policia dhe Prokuroria kanë shkuar në Qendrën e Numërimit.
Ajo ka kërkuar hetim të plotë dhe të paanshëm.
“Në Mitrovicë janë raportuar parregullsi serioze në procesin zgjedhor. Fletëvotimet e dyshuara për manipulim janë gjetur. Nëse ky rast nuk hetohet nga Prokuroria Speciale, atëherë drejtësia po dështën para syve tanë! Kërkojmë hetim të plotë dhe të paanshëm”, ka deklaruar Deliu.






