2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Kërkohet unitet gjatë gjykimit në Hagë

- Advertisement -

Të hënën filloi gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, po përballën me akuza për krime lufte në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Për këtë, Prokuroria Speciale, paraqiti edhe disa lokacione të ndryshme, në të cilat pretendon se viktimat civile u maltretuan fizikisht.

Por këto prova po kontestohen nga OVL UÇK.

“Gjitha provat e akuzat këta i kanë përpiluar nga akuzat që këta i kanë marrë të gatshme nga Serbia, prova që i kanë marrë të gatshme në Tribunalin e Hagës, qoftë në UNMIK apo EULEX, dhe vetë aktakuza e ngritur mbi bazën e këtyre provave, po të kishte drejtësi do të hidhej poshtë”, tha Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL UÇK-së.

Klinaku ka kërkuar të ketë unitet në vend gjatë kohës së gjykimit të ish-krerëve të luftës në Hagë.

“Është mirë të bëhen bashkë, të bëjnë diçka sepse kjo Gjykatë Speciale është duke degraduar skajshëm…”, shtoi ai.

Ndërkohë të enjten Gjykata Speciale e ka urdhëruar, tanimë të dënuarin, Salih Mustafa, t’i dëmshpërblejë me 207 mijë euro viktimat në rastin e tij.

Këtë vendim Klinaku po e quan të pakuptimtë.

“Merre me mend merret vendim që të kompensohen viktimat me 207 mijë euro, gjë që s’ka ndodhë kurrë. Nëse ajo gjykatë i konsideron ato viktima, le t’jau paguaj vetë”, tha ai.

Maturi gjatë kësaj kohe, po sugjerojnë edhe analistët në vend.

“Në këtë periudhë disa figura dhe ish-kolegë të tyre, duhet të kursehen nga komentet, sepse prokuroria mund t’i marrë deklarimet e tyre si prova dhe mund ta dëmtojnë procesin. Në vet tentimin e tyre për të krijuar një mbështetje, mund t’i dëmtojnë”, tha analisti Tomorr Avdija.

Të gjithë të pandehurit, janë deklaruar plotësisht të pafajshëm ndaj aktakuzave të Prokurorisë Speciale. /Teve1/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit