9.6 C
New York
Monday, November 24, 2025

Buy now

Kërkohet shtim i numrit të prokurorëve për efikasitet të drejtësisë

- Advertisement -

Ndër vite është ngritur si çështje kapacitetet e sistemit prokurorial.

Numri i vogël i prokurorëve, vazhdon të adresohet si problematikë në mbarëvajtjen dhe administrimin e drejtësisë nga ndërkombëtarët.

Së fundi, një gjë e tillë u adresua edhe në raportin e monitorimit të drejtësisë të Eulex-it.

Shtimi i kapaciteteve po konsiderohet se është peng i mosreformimit të sistemit të drejtësisë.

“Mungesa e prokurorëve është një prej asaj pjesës së neglizhencës e cila ekziston brenda për brenda sistemit prokurorial. Mirëpo, edhe barrierës, luftës së hapur mes prokurorisë së shtetit, pra Këshillit Prokurorial me Qeverinë e Republikës së Kosovës, sepse për të pasur më shumë prokurorë dhe për t’i përmbushur kriteret e kërkuara, natyrisht që duhet të ketë edhe buxhet i ndarë nga Qeveria”, ka thwnw juristi Anton Nrecaj.

Kapacitetet e mangëta në sistemin prokurorial, si pasojë vlerësohet se shkaktojnë zvarritjen e lëndëve.

E nga Këshilli Prokurorial, mosshtimi i numrit të prokurorëve të shtetit, është pasojë e mosndarjes buxhetore.

Të ngjashme

Të fundit