23.8 C
New York
Saturday, August 16, 2025

Buy now

Kërkohet shkarkimi i Fadil Hoxhës pas gjuhës seksiste ndaj Alba Merovcit

- Advertisement -

Aty thuhet se dënojnë ashpër këtë gjuhë tallëse.

“RrGGK dënon me ashpërsinë më të madhe gjuhën seksiste, tallëse dhe ofenduese të këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Fadil Hoxha, ndaj gazetares Alba Merovci, përmes një sulmi publik në rrjete sociale, ku në mënyrë të turpshme përdor statusin e saj martesor për ta denigruar profesionalisht dhe publikisht.

“Në vend që të mbështesë kolegët e tij në kohën më të vështirë për RTK-në, kur gazetarët dhe punëtorët e tjerë janë lënë 15 ditë pa paga, këshilltari Hoxha zgjedh të shpërfaqë një model të neveritshëm të sulmit patriarkal ndaj një gruaje që guxon të ketë zë, të punojë me integritet dhe të mos heshtë përballë padrejtësive në Transmetuesin Publik”, thuhet në reagim.

Tutje, nga RrGGK kanë shkruar se Hoxha bëri të qartë përçmimin e tij ndaj grave në media.

“Përmes gjuhës që përçmon, ironizon dhe tall një gazetare përmes burrit të saj – një taktikë klasike e seksizmit institucional – Hoxha jo vetëm që e bën të qartë përçmimin e tij ndaj grave në media, por edhe tendencën për t’ua zbehur legjitimitetin profesional nëpërmjet sulmeve të ulëta në baza personale.

Po ashtu, në të njëjtin status dhe në komente të mëvonshme, Hoxha ka përdorur gjuhë përçmuese dhe fyese edhe ndaj gazetareve të tjera të RTK-së, Fitore Rexhepi dhe Kaltrina Rexhepi Dragusha, duke shtuar edhe më tej përmasën seksiste, të dhunshme dhe përjashtuese të këtij sulmi publik. Kjo sjellje është e papranueshme dhe tregon një klimë të rrezikshme për gratë gazetare të cilat janë pjesë e Transmetuesit Publik”.

Në fund është kërkuar edhe shkarkimi i Fadil Hoxhës.

“RrGGK kërkon shkarkimin e menjëhershëm të këshilltarit Fadil Hoxha nga pozita që mban në RTK dhe bën thirrje për hetim institucional të këtij rasti si sulm verbal dhe seksist ndaj një punonjëseje të medias publike.

Po ashtu, kërkojmë reagim publik nga Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, për t’u distancuar strikt nga ky model i sjelljes që nuk guxon të tolerohet, as të tejkalohet.

Sepse çdo gazetare që poshtërohet, kërcënohet apo tallët për shkak të faktit që është grua, është një dëshmi që puna për barazi dhe respekt ndaj grave në media nuk ka përfunduar. Dhe për aq kohë sa kjo ndodh, RrGGK do të vazhdojë të reagojë, të mbrojë dhe të kërkojë llogari”, përfundon shkrimi në “Facebook”.

Hoxha, gjatë një debati në rrjetet sociale me gazetarin Astrit Gashi mbi gjendjen në RTK, iu referua bashkëshortes së gazetarit, e cila punon prej kohësh në RTK, duke përdorur gjuhë ofenduese dhe seksiste, duke shkruar mes të tjerash: “Astrit, ishalla s’je met ne rroge te grus”.

Të ngjashme

Të fundit