Durim Berisha së fundi ka dërguar një kërkesë drejt ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ku ka kërkuar anulimin e nenit të udhëzimit që ndalon bartjen e shamive nëpër shkolla.
Këtë premtim, Albin Kurti e kishte bërë në vitin 2017 – në kohën kur garonte për ta udhëhequr qeverinë e vendit.
Tani kur kanë kaluar pesë vite, gjërat kanë ndryshuar.
Albin Kurti është bërë kryeministër.
Por, krahas pozitës që ka ndryshuar, ajo që vazhdon që mbetet i njëjtë është Udhëzimin Administrativ që parasheh ndalimin e bartjes së uniformës fetare në shkolla.
Meqë, ky udhëzim është ende në fuqi, pikërisht një ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, është ai i cili e ka kthyer në vëmendje këtë çështje.
Durimi Berisha i cili me profesion është jurist, së fund ka dërguar një kërkesë drejt Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ku ka kërkuar anulimin e nenit të udhëzimit që ndalon bartjen e shamive nëpër shkolla.
Kërkesa e tij ka gjetur mbështetje edhe nga shumë qytetarë përmes një kampanje në rrjetet sociale.
Liridon Kurti – inciator i kësaj kampanje, tregon se pse duhet ndryshuar ky Udhëzim Administrativ.
E një inciativë të tillë po e po e mbështetë edhe deputetja Duda Balje, njëherësh kryetare e Komisionit për të Drjtat e Njeriut.
Ajo thotë se ministrja Arbërie Nagavci kishte dhënë dritë të gjelbër në kërkesat për ndryshimin e këtij akti.
Në anën tjetër, nga MASHTI kanë thënë se bartja e uniformës fetare është e ndaluar sepse në vendit tone shkolla është sekulare.
“Neni 3, paragrafi 1.13 i Udhëzimit Adminisitrativ Nr. 06/2014 ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla, kjo sepse shkolla jonë është sekulare. Krahas shtetit sekular, e drejta për shkollim nuk mund t’i mohohet askujt, nga askush. Si ministri këtë çështje jemi duke e trajtuar me kujdes dhe sapo të kemi një vendim të ri do t’ju njoftojmë. Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjise dhe Inovacionit e ka obligim që të sigurohet që çdo fëmijë të jetë në shkollë”.
Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme ishin përcaktuar përmes një udhëzimi administrative në vitin 2010, në kohën kur Ministrinë e Arsimit e udhëhiqte Enver Hoxhaj.
Ky udhëzim ishte shfuqizuar, për t’u rishikuar sërish në vitin 2014, kur u nënshkrua nga ish ministri Ramë Buja. /T7/