7.9 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit në Bresje si pasojë e të cilit vdiq këmbësori

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit që goditi me veturë këmbësorin në Bresje të Fushë-Kosovës, i cili si pasojë e lëndimeve ndërroi jetë.

Një gjë e tillë u bë e ditur për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Gashi tha se është duke u zhvilluar seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega Fushë-Kosovë.

Ndryshe, si pasojë e aksidentit nga vetura, më 30 mars vdiq një këmbësor në Bresje, ndërsa shoferi i veturës u arrestua.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit