Uebfaqet e komunave vazhdojnë të jenë jashtë funksionit dhe të paqasshme për publikun. E kjo po u shkakton probleme të shumta nivelit qendror. Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës fajësojnë nivelin qendror, teksa ekspertët e fushës kanë dhënë disa sugjerime se si duhet të funksionojnë këto faqe në mënyrë që të mos këtë telashe të tilla.
Qasja në ueb faqen e komunës së Fushë Kosovës është e vështirë.
E të njëjtin problem se ka vetëm kjo komunë.
Konkurset, njoftimet e publikimet e rëndësishme nëpër komunat e Kosovës janë të paqasshme kohëve të fundit.
Kjo për shkak të problemeve teknike që kanë këto ueb faqe tash e disa muaj.
Për këtë, drejtori i asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, fajëson nivelin qendror.
E mos funksionimi i këtyre sajteve ka pasoja të shumta sipas Ibrahimit.
Kurse profesori i shkencave kompjuterike, Blerim Rexha ka dhënë disa sugjerime se si duhet të funksionojnë këto faqe në mënyrë që të mos këtë telashe të tilla.
Kjo madje sipas tij do të rritë edhe sigurinë që këto ueb faqe të mos jenë cak i sulmeve kibernetike.
Tëvë 1 ka dërguar pyetje edhe në Qeverinë e Kosovës por deri në publikimin e kronikës, nuk ka marrë përgjigje.