24.2 C
New York
Friday, July 18, 2025

Buy now

Kërkohet nga klubet angleze, Juventusi i vendos çmimin e largimit Douglas Luizit

- Advertisement -

Juventusi ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh për mesfushorin brazilian Douglas Luiz, i cili pritet të largohet gjatë kësaj vere, raporton Ekrem Konur.

26-vjeçari është pjesë e Juventusit prej një viti, por nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë dhe ka pasur hapësira të kufizuara në formacionin bazë.

Për këtë arsye, klubi torinez është i gatshëm ta shesë lojtarin dhe të shfrytëzojë fondet për të përforcuar repartet tjera të skuadrës.

Luiz ka kontratë deri në vitin 2029, por “Zonja e Vjetër” është e hapur për negociata nëse arrin një ofertë të afërt me vlerësimin e kërkuar.

Mesfushori brazilian kërkohet kryesisht nga klube të Ligës Premier, ku interes konkret kanë shfaqur Nottingham Forest, Manchester United, Everton dhe West Ham.

Këto klube angleze janë të gatshme të eksplorojnë mundësinë e transferimit të Luiz, duke parë përvojën e tij të mëparshme në Angli me Aston Villan.

Për Juventusin, largimi i tij do të ishte një mundësi për të balancuar financat dhe për të liruar hapësira për afrime të reja në mesfushë.

Të ngjashme

Të fundit