Ish-infermierja e QKUK-së, Shahe Loshi, ka nevojë për ndihmën e qytetarëve për trajtimin e kancerit.
Muhamet Loshi, bashkëshorti i saj, kërkon ndihmën e qytetarëve për trajtimin e Shahe Loshit në Turqi. Ai thotë se për trajtim, asaj i duhet ilaçi Enhertu, i cili nuk gjendet në sistemin publik shëndetësor të Kosovës.
Ai thotë se bashkëshortja e tij ka nevojë për edhe disa sanca të tjera për të mbijetuar dhe që terapia të japë efektin e plotë. Lodhi thotë se i kanë ezauruar të gjitha kursimet dhe kanë shpenzuar ndihmën e mëparshme në GoFoundMe.
“Vajzat tona janë adoleshente dhe nuk e përballojnë më këtë stres – e unë po digjem për së gjalli, i pafuqishëm para një shteti që nuk reagon”.
“Kërkoj ndihmë nga secili që mundet – qoftë me një shumë simbolike, qoftë duke e shpërndarë këtë thirrje. Ndoshta dikush që nuk na njeh mund të na shpëtojë. Unë nuk dua të ndalem së luftuari për jetën e bashkëshortes sime, por vetëm nuk mundem më. Po e shoh se trajtimi po funksionon, por po na detyrojnë ta ndërpresim vetëm sepse nuk kemi para. Kjo është e rëndë, e padrejtë, dhe nuk e di si ta përballoj më”, thotë ai.
Apeli i Muhamet Loshit:
Të nderuar/a,
Po ju drejtohem në cilësinë e një qytetari, bashkëshorti dhe babai, me një lutje të thellë dhe njerëzore lidhur me rastin e gruas time, Shahe Loshi, e cila është në një situatë shumë të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë jetike për ndihmën e njerëzve të mirë.
Bashkëshortja ime, ish-infermiere që ka ndihmuar të tjerët për më shumëse 20 vite në repartin e pulmologjisë në Prishtinë,dhe tani ka nevojë për ndihmën tonë.
Ajo është diagnostikuar me kancer të gjirit 14 vite më parë dhe tashmë ka metastaza të përhapura në trup. Pas shumë trajtimesh të dështuara, mjekët në Turqi i kanë rekomanduar trajtimin me ilaçin Enhertu, i cili po jep rezultate të duhura dhe shpresa për jetë, një terapi e avancuar që fatkeqësisht nuk është në dispozicion në sistemin publik shëndetësor të Kosovës.
Ky ilaç, që po jep rezultate pozitive dhe ia ka përmirësuar dukshëm gjendjen, kushton 3500 euro për çdo seancë, pa llogaritur shpenzimet tjera, ndërsa as Reparti I Onkologjisë e as Ministria e Shëndetësisë nuk kanë ofruar asnjë ndihmë konkrete – edhe pas një ankese të protokoluar që kemi dorëzuar para më shumë se 10 ditësh (ende nuk kemi marr përgjigje)
Shahe ka nevojë për edhe të paktën 17 seanca të tjera për të mbijetuar dhe që terapia të japë efektin e plotë. Ne kemi ezauruar të gjitha kursimet, si dhe kemi shpenzuar ndihmën e mëparshme nga GoFundMe, dhe jemi në pamundësi të vazhdojmë pa ndihmën e të tjerëve pasi që fushata aktuale nuk po arrin të grumbullojë fondet e nevojshme.
Vajzat tona janë adoleshente dhe nuk e përballojnë më këtë stres – e unë po digjem për së gjalli, i pafuqishëm para një shteti që nuk reagon.
Apeli im është i thjeshtë dhe njerëzor:
“Kërkoj ndihmë nga secili që mundet – qoftë me një shumë simbolike, qoftë duke e shpërndarë këtë thirrje. Ndoshta dikush që nuk na njeh mund të na shpëtojë. Unë nuk dua të ndalem së luftuari për jetën e bashkëshortes sime, por vetëm nuk mundem më. Po e shoh se trajtimi po funksionon, por po na detyrojnë ta ndërpresim vetëm sepse nuk kemi para. Kjo është e rëndë, e padrejtë, dhe nuk e di si ta përballoj më.
Lidhja e fushatës GoFundMe: https://gofund.me/315ea545
Nëse nuk mund të ndihmoni financiarisht, ju lutem vetëm shpërndajeni.
Faleminderit nga zemra për çdo hap që mund të bëni për këtë kauzë jetike.
Me respekt dhe falënderim të thellë,
Muhamet Loshi
048 211 166
[email protected]
Shënimet e bashkëshortës:
Banka: NLB
Nr. i llogarisë: 1706003412114547
Swift Code: NLPR XK PR
Iban: XK051706003412114547
Emri: Shahe Loshi
Tel: +38345251166