Familja Gashi ka kërkuar ndihmë financiare për të mundësuar shërimin e vajzës së tyre, Arnisës.

Përmes një njoftimit, familja Gashi ka bërë të ditur se momentalisht Arnisa gjendet në koma, dhe se ajo vuan nga një sëmundje e rrallë dhe shumë e rëndë: encefaliti autoimun.

 

Për shërimin e Arnisës është i nevojshëm hospitalizimi në në Turqi (Spitali Emsey), andaj në mungesë të mjeteve financiare, familja Gashi ka bërë lutje për ndihmë.

“Po kërkojmë mbështetjen tuaj, qoftë ajo e madhe apo e vogël, sepse çdo kontribut sjellë shpresë dhe mundësi për Arnisën të rikthehet tek ne. Kemi hapur një GoFundMe për të mbledhur fondet e nevojshme për trajtimin e saj të specializuar në Turqi (Spitali Emsey), për terapitë, analizat dhe të gjitha procedurat që ajo ka kaq shumë nevojë. Ne besojmë fuqishëm se me ndihmën e Zotit, ‘të mjekëve dhe të gjithë jush, Arnisa do ta fitojë këtë luftë. Ju lutemi shpërndajeni këtë thirrje tek të afërmit dhe miqtë tuaj. Bashkë mund të bëjmë mrekulli”.

 

Linku për donacion: KËTU
Linku për Paypal: KËTU
[email protected]
Konto për Kosovë (Raiffeisen Bank)
Shpresa Gashi
IBAN: XK05 1501150003183998
Prishtinë
Swift Code: RBKOXKPR

Për më shumë detaje kliko LINKUN