Home Lajme Kërkohet ndihma e INTERPOL-it për ekstradimin e Radoiçiqit

Kërkohet ndihma e INTERPOL-it për ekstradimin e Radoiçiqit

0
Kërkohet ndihma e INTERPOL-it për ekstradimin e Radoiçiqit

Përmes pamjeve të publikuara nga institucionet e sigurisë, u vërtetua se ishte në krye të grupit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq menjëherë pas sulmit, së bashku me anëtarë tjerë të grupit u arratisën drejt Serbisë. Për arrestimin e tij, po kërkohet që ky të futet në listën e INTERPOL-it, organizatë në të cilën Kosova ende nuk është pjesëmarrëse.

E drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha ka thënë për tëvë1 se tashmë janë në proces të aplikimit për anëtarësim në këtë mekanizëm ndërkombëtar.

Televizioni ka tentuar të marr një përgjigje nga zv.ministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani se kur pritet të bëhet një aplikim i tillë.

Por që i njëjti, përkundër se fillimisht ka pranuar të flasë, gjatë javës ka qenë i pa qasshëm.

E një ish zv.ministër i këtij dikasteri, vlerëson se tashmë duhet bërë një aplikim për këtë organizatë ndërkombëtare për shkak se Policia e Kosovës i plotëson kriteret e duhura.

Mungesa e anëtarësimit në një mekanizëm të tillë, sipas ekspertit të sigurisë, Bedri Elezi, Kosovës i sjellë vështirësi në kapjen e personave të kërkuar.
Në vitin 2018 Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në INTERPOL.

Por, me 68 vota për, 51 kundër dhe 16 abstenime, vendi nuk ishte pranuar në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë. Interpoli është organizata më e madhe e policisë globale, e përbërë nga 194 vende anëtare.

Exit mobile version