0.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Kërkohet lirim i parakohshëm i Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

- Advertisement -

Mbrojtja e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, po i kërkon Gjykatës së Apelit në Hagë lirimin e përkohshëm të tyre. Në arsyetimin e kërkesës, thuhet se nuk ka justifikim ndonjë dyshim se Krasniqi e Selimi do të pengojnë procedurat e Gjykatës ose të kryejnë krime të tjera.

Vendimin paraprak për vazhdimin e paraburgimit, mbrojtja e Jakup Krasniqit e sheh si të kotë e paragjykues.

“Të vetmet gjetje mbi të cilat Gjyqtari i procedurës paraprake është mbështetur për të vërtetuar një rrezik që buron nga vetë z. Krasniqi, janë se ka pasur pozitë ndikimi, ka bërë deklarata publike kritike ndaj Gjykatës Speciale dhe një postim në Facebook. Krasniqi është një politikan 71-vjeçar në pension i cili nuk ka qenë kurrë i dënuar për ndonjë vepër penale ose i akuzuar për pengim të proceseve të kësaj – ose ndonjë – gjykate. Ai është thirrur si dëshmitar nga Prokuroria në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe provat e tij u pranuan nga gjykata në të dy raste. Në këto rrethana, gjetja e gjyqtarit të procedurës paraprake se rreziku rrjedh nga këta faktorë mund të jetë vetëm në fundin e përgjithshëm të spektrit të rrezikut”, thuhet në kërkesë e mbrojtjes së Krasniqit.

Ndërkaq, mbrojtja e Selimit, ka paraqitur pretendime për abuzim të diskrecionit të gjykatësit të procedurës paraprake në kushtet e ofruara.

“Mbrojtja propozoi caktimin e një dhome në shtëpinë e z. Selimi ku të gjitha vizitat jofamiljare do të bëhen në prani të zyrtarit të Policisë së Kosovës; Ruajtjen e banesës, e cila gjithashtu do t’i nënshtrohet mbikëqyrjes me video; Monitorimin e shtuar për familjarët e z. Selimi; Një kërkesë zyrtare drejtuar EULEX-it ose UNMIK-ut për të caktuar policinë specifike oficerë për të ruajtur rezidencën e z.Selimi. Por, konstatimi i gjyqtarit të procedurës paraprake se kushtet e kombinuara të lirimit të përkohshëm përmbajnë një element që do të minonte efektivitetin e tyre është gabim ligjor dhe faktik”, thuhet në kërkesën e Mrbojtjes së Selimit.

Selimi e Krasniqi si të bashkakuzuar me Thaçin e Veselin, janë në paraburgim nga nëntori i vitit 2020, nën akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Kronika: KËTU

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit