Home Ballina Kërkohet anulimi i konkursit për drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, shkak parregullsitë

Kërkohet anulimi i konkursit për drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, shkak parregullsitë

0
Kërkohet anulimi i konkursit për drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, shkak parregullsitë

“Nga analiza e bërë konkursit të shpallur është vërejtur që ky konkurs është në kundërshtim me kërkesat e përgjithshme formale sa i përket arsimimit të kërkuar. Kjo për faktin që Rregullorja shprehimisht thekson se niveli i arsimimit duhet të jetë Diplomë/a e arsimit të lartë me së paku 4 vite të studimeve, ndërsa në konkurs është vetëm ‘diplomë e studimeve universitare ose ekuivalente me to…’, gjë që nuk i përjashton nga përzgjedhja edhe kandidatët që kanë bachelor me 3 vite studimi”, thuhet në komunikatë.Organizatat thanë se shkelje edhe më serioze është çështja e përvojës së punës, ku sipas Rregullores, kërkohen të paktën 8 vjet punë profesionale, e në konkurs kriteri është zvogëluar për së paku 5 vjet.

“Mospërmbushja e kërkesave të përgjithshme formale sa i përket arsimit të kërkuar dhe përvojës së punës ëstë shkelje e rëndë e cila e bën të paligjshëm të gjithë konkursin dhe procesin, i cili supozohet të zhvillohet në bazë të tij”, thuhet tutje në reagim.

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka thënë se janë të shqetësuar për situatën në lidhje me emërimet e larta në Ndërmarrjet Publike qendrore dhe lokale.

“Partnerët tanë të OJQ-ve kanë reaguar dhe kanë ngritur me ne tri raste specifike që mund të shkelin ligjin. Ka raste të tjera shqetësuese, duke përfshirë ato në proceset e vazhdueshme të rekrutimit. Presim që Qeveria në nivel qendror dhe lokal të përgjigjet dhe të rikonfirmojë përkushtimin e saj ndaj emërimeve të cilat e mbajnë politikën jashtë institucioneve publike”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebok

Exit mobile version