5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Kërkohet angazhim më i madh politik për t’u bërë pjesë e NATO-s

- Advertisement -

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se vendi është në rrugë të mirë drejt anëtarësimit në NATO. Në një përgjigje për tëvë1 thanë se janë shumë përpara në realizimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit. Derisa njohësit kërkojnë më shumë angazhim në fushën politike.

Me nisjen e luftës në Ukrainë, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike Kosova filloi hapat për përshpejtimin e procesit drejt anëtarësimit në NATO.

Formimi i grupit punues ndërministror e rritja e buxhetit në fushën e mbrojtjes, po konsiderohen si veprime të nevojshme për shkak të zhvillimeve gjeo-politike në rajon e botë.

Nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë se tashmë edhe Plani Gjithëpërfshirës i Tranzicionit është tejkaluar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Jemi shumë përpara në realizmin e Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit dhe synojmë që të vazhdojmë punën me po këtë ritëm të shpejtë ngase synimi ynë është të arrihen të ngriten kapacitetet e plota të ushtrisë sonë dhe sigurisht po ashtu synojmë anëtarësimin në NATO, për të cilin proces ekziston një grup ndërministror që udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme. Sa i përket Forcës së Sigurisë së Kosovës gjithçka është duke u zhvilluar sipas standardeve të NATO-s, që nga doktrinat ushtarake e deri tek pajisjet dhe sistemet e armatimit që prokurohen”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

E koloneli në pension i FSK-së, Hysen Gecaj thotë se në komponentin ushtarak, vendi është në rrugën e duhur por që në rrafshin politik, duhet punë për të bërë.

“Ngjarjet që po ndodhin në botë në njëfarë mënyre e kanë shtru nevojën për përshpejtim të këtyre proceseve. Mirëpo vendimet politike të gabuara janë ato që e kanë stopu dhe ky është problem i madh sepse krahas një nevojë për të ecë përpara dhe për të qenë të integruar në një institucion siç është kjo i NATO-s ne me veprimet politike i kemi stopu këto ecje”, thotë Gecaj.

Edhe njohësi i çështjeve politike, vlerëson se ka ngecje në aspektin politik sa i përket anëtarësimit në këtë institucion.

“Mund të jetë pjesë e NATO-së, sidomos lufta në Ukrainë ka krijuar premisa që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Kosovës në NATO. Fatkeqësisht prej neglizhencave që ka treguar klasa jonë politike kjo punë ka mbetë për të ardhmen. Tash mbetet për tu parë se kur do ta hedhë hapin e parë”, thotë njohësi i sigurisë, Fadil Kajtazi.

Buxheti për vitin 2025 në fushën e mbrojtjes ka pësuar rritje prej 36 për qind dhe kap shifrën prej 208 milionë eurosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit